Lidhje

Londër:Shtohet prania policore rreth ambasadës së Ekuadorit


Policia e Londrës vazhdon të mbajë një prani të madhe rreth ambasadës së Ekuadorit ku është strehuar themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange.

Dje, Ekuadori i dha atij strehim diplomatik, por Britania deklaroi se nuk e njeh këtë dhe nuk do të lejojë që ai të nxirret jashtë vendit.

Suedia ka nxjerrë një urdhër për ekstradimin e tij për ta marrë në pyetje rreth akuzave për marrëdhënie seksuale me dhunë.

WikiLeaks ka thënë se Assange do të bëjë një deklaratë të dielën para mediave në ambasadën e Ekuadorit. Nëse del nga ambasada, Assange rrezikon të arrestohet nga policia britanike sepse kjo do të ishte shkelje e kushteve të lirisë me kusht që i është dhënë.

Assange dhe mbështetësit e tij kanë frikë se në qoftë se dërgohet në Suedi, ai mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ku ka zemëruar politikanët për shkak të publikimit të dokumenteve sekrete që lidhen me luftërat në Irak dhe Afganistan.
XS
SM
MD
LG