Lidhje

Pakistan: Katër të vrarë nga një sulm me avion


Zyrtarë pakistanezë të sigurimit thonë se një sulm me avion pa pilot në një rajon fisnor të vendit ka lënë të vdekur të paktën katër vetë.

Autoritetet thanë se dy raketa u hodhën sot gjatë një sulmi në Vaziristanin verior, një rajon në kufi me Afganistanin që konsiderohet si bazë e kryengritjes Talebane dhe ekstremistëve të al-Kaidës.

Sulmet me avionë të telekomanduar kanë qenë burim acarimesh mes Uashingtonit dhe Islamabadit. Pakistani thotë se sulmet shkelin sovranitetin e tij, por Shtetet e Bashkuara i cilësojnë këto veprime si mjet i rëndësishëm në betejën kundër al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG