Lidhje

Libi: Të vrarë nga dy shpërthime me bombë


Autoritetet libiane thonë se dy shpërthimet me makina-bombë që lanë të vrarë dy vetë në kryeqytetin e vendit, Tripoli, ishin vepër e besnikëve të ish-diktatorët Moamar Gadafi.

Dy shpërthimet u realizuan vetëm pak minuta njëri-pas-tjetrit në orët e para të ditës së sotme, ndërkohë që libianët po shkonin për të festuar Fitër Bajramin.

Makina e parë u hodh në erë në një rrugë kryesore të Tripoliy, pranë një akademie ushtarake, dyke shkaktuar dy të vrarë. Makina e dytë shpërtheu në një rrugë anësore pranë Ministrisë së Bredshme, pa viktima fatale. Shpërthimet lanë edhe disa të plagosur.
XS
SM
MD
LG