Lidhje

Sudan: 32 të vrarë nga rrëzimi i një avioni


Një ministër i kabinetit qeveritar sudanez është ndër 32 personat e vrarë nga rrëzimi i një avioni që po dërgonte një delegacion qeveritar sudanez në një festival islamik.

Autoritetet thonë se avioni i tipit Antonov, prodhim rus, u rrëzua në një zonë malore pranë qytetit Talodi sot, kur kishin filluar festimet për Fitër Bajramin.

Agjencia e lajmeve SUNA e identifikoi ministrin si Gazi al-Sadek. Sipas njoftimeve, mes të vdekurve ka një numër figurash politike dhe ushtarake, përfshirë edhe ekuipazhin e avionit.
XS
SM
MD
LG