Lidhje

SHBA paralajmëron Sirinë ndaj armëve kimike


obama
obama

Presidenti Obama tha se çdo veprim sirian për të përdorur armë kimike ndaj kryengritësve do të ndryshojë fushëveprimin e situatës

Presidenti amerikan Barak Obama është duke paralajmëruar se nëse qeveria e presidentit sirian Bashar al-Asad përdor armë kimike në luftën e saj kundër forcave rebele, kjo mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme se si Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në konflikt.

Zoti Obama u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se çdo veprim sirian për të përdorur këto armë do të jetë "vijë të kuqe" që do të ndryshojë fushëveprimin e situatës.

Presidenti vuri në dukje se ai nuk ka urdhëruar në këtë pikë ndonjë angazhimin ushtarak amerikan në Siri, por shtoi se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë me shumë kujdes gjendjen.

Më parë të hënën, anëtarët e misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara lanë kryeqytetin e Sirisë, Damask, pas skadimit të mandatit të tyre për të vëzhguar një armëpushim që kurrë nuk u vendos.

Vëzhguesit të cilët u nisën për në Liban të hënën janë disa nga të fundit nga një grup që në një kohë përfshinte 300 pjestarë.
XS
SM
MD
LG