Diplomati i lartë i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Farid Zarif, i kërkoi të martën Këshillit të Sigurimit të OKB për t'i bërë trysni Serbisë dhe Kosovës që të marrin një qasje të guximshme në bisedimet mes tyre. Kryeministrat e dy vendeve thanë se janë të gatshëm për të rifilluar bisedimet, të cilat janë pezulluar.
Duke paralajmëruar kundër vetë-kënaqësisë gjatë një periudhe stabiliteti relativ në Kosovë, diplomati Zarif i tha Këshillit të Sigurimit se një angazhimi serioz politik ndërkombëtar më aktiv me Serbinë dhe Kosovën është i nevojshme shumë shpejt.
"Unë dëshiroj t'i bëj thirrje edhe një herë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të ushtrojnë pozitivisht autoritetin dhe ndikimin e tyre për të ndihmuar dhe nxitur palët drejt një qasje më krijuese, më të guximshme dhe më largpamëse në negociata, bazuar në kompromis dhe respektin e ndërsjelltë."
Kosova dhe Serbia kanë mbajtur bisedime të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian dhe kanë arritur një numër të marrëveshjeve, por vetëm disa prej tyre janë zbatuar. I dërguari i OKB, Zarif, bëri thirrje për një angazhim me besim të plotë ndaj dialogut, duke përfshirë zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, në vërejtjet në Këshillin e Sigurimit, përsëriti deklaratat e tij të mëparshme se Serbia kurrë nuk do ta njohë atë që ai e përshkroi si “shpalljes të njëanshme e pavarësisë nga autoritetet kosovare shqiptare.” Por ai tha se Serbia është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Kosovën, të cilat janë pezulluar, ndërsa Serbia mbajti zgjedhjet parlamentare.
"Ndërsa dialogu teknik duhet të vazhdojë, ky nuk është ilaçi. Serbia është e gatshme për bisedime të nivelit të lartë. Negociatat mbi të gjitha çështjet e pazgjidhura nuk mund të shmangen."
Kryeministri serb tha se qeveria e tij është e gatshme për t'u angazhuar me mirëbesim në të gjitha nivelet në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme, gjithëpërfshirëse për statusin përfundimtar të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se qeveria e tij është kundër çdo ndryshimi të kufirit të Kosovës me Serbinë, por është e gatshme për të gjetur zgjidhjen më të mirë se si komuniteti serb i Kosovës të integrohet me pjesën tjetër të vendit.
"Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është përparësia jonë. Ne jemi të vetëdijshëm se mungesa e marrëdhënieve normale dhe mungesa e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është një pengesë e madhe për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë Ballkanin ".
Kryeministri i Kosovës tha se edhe pse ai është i përkushtuar për dialog me Serbinë në çdo moment, integriteti territorial i Kosovës nuk do të vihet në pikëpyetje.
Duke folur në emër të Shteteve të Bashkuara, ambasadorja Rozmari DiKarlo tha se Uashingtoni shpreson të shohë rifillimin e dialogut Serbi - Kosovë tani që një qeveri e re është në fuqi në Beograd.
"Kjo përmbledh zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë, duke përfshirë menaxhimin e përbashkët të kufijve. Ne mirëpresim angazhimet e dy kryeministrave për të ndjekur rrugë konstruktive përmes këtij mekanizmi."
Këshilli i Sigurimit i OKB shtyu dje mbledhjen e tij mbi Kosovë, pa marrë ndonjë veprim të menjëhershëm.