Lidhje

Stuhia Isaac pritet të kthehet në uragan


Stuhia tropikale Isaac po lëviz në Gjirin e Meksikës, duke sjellë erëra të fuqishme dhe rreshje në disa zona të Floridës.

Qendra kombëtare e Uraganëve thotë se Isaac pritet të fuqizohet nesër në shkallën e një uragani, para se të depërtojë në brendërsi të kontinetit, në shtetet Floridës dhe të Luizianës. 4 shtete, Alabama, Florida, Luizinana dhe Missisipi, kanë deklaruar gjendjen e emergjencës. Në këto shtete pritet që niveli i rreshjeve të arrijë në 46 centimetra.

Kompanitë e energjisë kanë mbyllur naftënxjerrësit dhe rafineritë në brigjet detare. Kryetari i Bashkisë së New Orlinsit, ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e tij, dhe i ka bërë thirrje banorëve të largohen, në se jepet urdhëri për evakuim.

Shumë banorë nuk u larguan 7 vjet më parë, kur New Orleansi u godit nga uragani Katrina, gjatë të cilit u vranë mbi 1 mijë e 800 njerëz dhe mijëra të tjerë mbetën pa strehë.
Të mërkurën mbushen 7 vjet nga uragani Katrina.
XS
SM
MD
LG