Lidhje

Franca heton vdekjen e Arafatit


Arafat
Arafat

Ankesa vjen pasi një institut zviceran tha se gjeti gjurmë anormale të poloniumit, një substancë radioaktive, në sendet e zotit Arafatit

Prokurorët francezë kanë hapur një hetim mbi vdekjen e dyshimtë të udhëheqësit palestinez Jaser Arafat tetë vjet më parë.

Burime gjyqësore thonë se hetimi filloi pas një ankese muajin e kaluar nga e veja e zotit Arafatit, Suha Arafat, se ai mund të ketë vdekur nga helmimi me polonium.

Ankesa është paraqitur pasi një institut zviceran tha se gjeti gjurmë anormale të poloniumit, një substancë radioaktive, në sendet e zotit Arafatit.

Zyrtarët palestinezë e mirëpritën vendimin për të hapur hetimin.

Z. Arafat vdiq në moshën 75 vjeçare në një spital ushtarak pranë Parisit në vitin 2004 ku ishte shtruar pas sëmundjes në kompleksin e tij në qytetin e Bregut Perëndimor, Ramallah. Mjekët që e trajtuan atë në spital thanë se nuk mund të përcaktonin shkakun e vdekjes.
XS
SM
MD
LG