Lidhje

Stambolli përgatitet për tërmetin e radhës


Istambul
Istambul

Një projekt me vlerë 600 miliardë dollarë do të ndihmojë për të rindërtuar shtëpitë e vjetra të qytetit historik

15 milion banorët e Stambollit përballen me 80 për qind shans për të përjetuar një tërmet të madh në 30 vitet e ardhshme. Në përgatitje për tërmetin e parashikuar, autoritetet qeveritare dhe lokale kanë filluar të rindërtojnë më shumë se një të tretën e strukturave të Stambollit. Por, siç njofton korrespondenti ynë Dorian Jones, polemika po rrethon politikën e rindërtimit ndërsa ekspertët shqetësohen se përgatitjet janë të pamjaftueshme.

Qendra kryesore për monitorimin e tërmeteve në Turqi zhurmon nga kompjuterat e fuqishëm. Ishte pikërisht këtu në Observatorin Kandili kur doli lajmi për tërmetin e fuqishëm që goditi rajonin e Stambollit në vitin 1999, që vrau 30 mijë njerëz. Drejtori i qendrës Mustafa Erdik paralajmëron se një tërmet edhe më shkatërrimtar mund të jetë pranë.

Tensionet tektonike pas tërmetit të vitit 1999 janë transferuar në rajonin Marmara, dhe kjo i shton tensionet aty. Ai thotë se ka rrezik të lartë i cili rritet me 2 përqind cdo vit, se një tërmet mund të ndodh.

Tërmeti i fuqishëm i vitit të kaluar në qytetin lindor Van, i dërgoi sinjalet e alarmit Ankarasë. Vlerësohet se 60,000 njerëz mbetën të pastrehë dhe më shumë se 600 u vranë. Pjesa më e madhe e shkatërrimit ndodhi për shkak të strukturave të dobëta ose të ndërtuara ilegalisht.

Ekspertët thonë se Stambolli përballet me probleme të ngjashme, por në shkallë shumë më të madhe, duke qenë strehë për rreth 15 milion njerëz. Këtë vit qeveria miratoi legjislacionin për të rindërtuar qytetin.

Sipas ligjit të ri, shtëpitë që konsiderohet në rrezik nga një panel i ekspertëve shtetërorë, do të zëvendësohet. Pronarëve do t'u jepet një apartament i vogël në një ndërtesë të re ose do të duhet të paguajnë diferencën në vlerë mes të vjetrës dhe të resë.

Në lagjen Zeytinburnu të Stambollit ligji po zbatohet tashmë. Ndërtimet kanë filluar për një bllok apartamentesh të reja.

Sipas nënkryetarit të bashkisë Zafer Alsac, zona është një nga më të varfërat e qytetit dhe më shumë se 2 mijë ndërtesa janë në rrezik, ose gati 12 përqind e ndërtimeve.

Ai thotë se problemi më i madh janë ndërtimet e paligjshme, dhe cilësia e ndërtesave të vjetra. Ai thotë se zëvendësimi i këtyre ndërtesave nuk do të dëmtojë karakterin e lagjes, sic thonë kritikët, pasi këtu nuk ka vlera.

Autoritetet e qytetit thonë se gati një e treta e ndërtesave të Stambollit eventualisht do të zëvendësohen. Projekti i ndërtimeve masive do të zbatohet nga organizmi shtetëror, Toki, por ka shqetësime në rritje rreth strategjisë.

Drejtuesja e Dhomës së Arkitektëve të Stambollit Mucelle Yapici thotë se është e shqetësuar se në vend që të zgjidhen kërcënimet e tërmetit do të bëhet më keq.

Ajo cfarë po bëhet për të reduktuar efektin e tërmetit, po shton rrezikun, paralajmëron zonja Yapici. Ndërtesat e reja kanë rritur dendësinë e popullsisë, dhe ndërsa thotë ajo, ato mund të jenë të ndërtuara mirë për t'i bërë ballë një tërmeti, toka ku janë ndërtuar ende nuk është e fortë dhe është e pasigurt.

Ekspertët gjithashtu theksojnë se qendra Toki është e lidhur me zyrën e kryeministrit dhe është kryesisht përjashtohet nga hetimi i pavarur, duke përfshirë ligjin e inspektimit të ndërtimeve.

Të gjitha ndërtesat e reja të miratuara nga Toki në Stamboll janë më të mëdha se sa ato që zëvendësojnë, për të mbuluar kostot e ndërtimit. Me shumë ndërtime që po ngrihen në qendër të qytetit, vëzhguesit thonë se fitimet ka të ngjarë të jenë të konsiderueshme.

Në një qendër në lagjen Zeytinburnu kërcënimi i një tërmeti dhe projektet për ndërimet e reja janë në gojën e shumë banorvve, megjithëse opinionet janë të ndryshme.

Ky burrë thotë se shumë njerëz kanë dëgjuar se bashkia po jep 300 apartamente për t'u ndërtuar nga kontraktorë. Ai thotë se duket se paratë nga këto apartamente do të shkojnë në xhepat e dikujt dhe jo të banorëve lokal.

Por një banor tjetër nuk është dakort.

Ai thotë se nuk ka problem, pasi ai do ta kalojë jetën e tij dhe të ndërtojë të ardhmen e familjes së tij në këtë vend. Ai thotë se edhe nëse shtëpia e re do të jetë më e vogël nuk ka krahasim në vlerë mes një apartamenti të ri dhe një të vjetri.

Me një kosto që llogaritet 600 miliard dollarë, rindërtimi i Stambollit është vlerësuar nga kryeministri Recep Tayip Erdogan si një nga projektet më të mëdha të shekullit. Por pyetja se kush do të përfitojë nga ky projekt do të gjej përgjigje nga sa do të arrijë Stambolli të përballojë tërmetin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG