Lidhje

Dy sulme me bombë në Afganistan: 12 të vrarë


Zyrtarët thanë se mes të vrarëve ishin disa civilë dhe një polic afgan.

Zyrtarët në Afganistanin qendror thanë se dy autorë sulmesh me bombë kanë shkaktuar 12 të vrarë dhe kanë plagosur mbi 50 të tjerë pranë një baze të NATO-s. Një zëdhënës i guvernatorit të provincës Wardak tha se sulmet ndodhën sot në mëngjes në distriktin Sayed Abad të provincës.

Autoritetet thanë se sulmi i parë u krye nga një militant që e kreu atë në këmbë, i pasuar nga një yjetër shpërthim me kamion bombë. Zyrtarët thanë se mes të vrarëve ishin disa civilë dhe një polic afgan. Ata thanë se në këto sulme nuk u vra asnjë anëtar i forcave të koalicionit ndërkombëtar. Përgjegjësinë për këto sulme e morën talebanët.

Në një tjetër incident, NATO tha se dy ushtarë amerikanë u vranë sot në një sulm të kryengritësve në provincën Grazni.
XS
SM
MD
LG