Kisha e Unifikimit thotë se themeluesi i saj, Sun Myung Moon, vdiq të hënën në moshën 92 vjeçare në një spital pranë Seulit.
Sun Myung Moon lë pas jo vetëm një lëvizje fetare, por edhe një perandori globale biznesi me vlerë miliarda dollarëshe, përfshi gazetën Washington Times dhe hotelin New Yorker në Manhattan
Bizneset e tij shtrihen në botim, arsim, pasuri të patundshme, hoteleri, spitale, madje edhe prodhim armatimesh. Konglomerati tij besohet të jetë furnizuesi më i madh i ushqimit japonez Sushi në Amerikë.
Moon u lind në vitin 1920 në atë që është tani Koreja e Veriut. Ai filloi kishën e tij në vitin 1954. Ndjekësit e tij u bënë të njohur si "Munies". Kisha fitou një reputacionin e një kulti me taktika mashtruese në rekrutimin e pasuesve dhe kontrollin e rreptë mbi jetën e tyre.
Grupi fitoi famë për dasma masive ku ai kryesonte ceremonitë i veshur me një mantel dhe një kurorë në kokën e tij.
Gjatë viteve, Mun u përpoq për të ndikuar në politikat e Koresë së jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
Në vitet 1970 Mun ishte objekt hetimi nga qeveria amerikane. Në vitin 1982 ai u dënua për mashtrim taksash dhe kaloi 13 muaj në një burg federal amerikan.
Edhe pse dikur një anti-komunist, Mun la mënjanë ideologjinë për të bërë biznes me udhëheqësin Kim Il Sung të Koresë së Veriut ku në fund të viteve 1940 ai edhe ishte burgosur.