Lidhje

Libri "No Easy Day" shqetëson Pentagonin


cover
cover

Zëdhënësi i Pentagonit thotë se Departamenti i Mbrojtjes është i shqetësuar rreth informacionit që autori sjell në librin "No Easy Day".

Një zyrtar i Pentagonit tha të martën se një ish-pjestar i forcave speciale zbuloi informacione sekrete në një libër rreth sulmit të vitit të kaluar në Pakistan që vrau Osama bin Laden.

Zëdhënësi i Pentagonit George Little tha dje se Departamenti i Mbrojtjes e ka rishikuar librin dhe është i shqetësuar në lidhje me informacionin që autori Matt Bissonnette, ish-anëtar i forcës së operacioneve të posaçme të Marinës , sjell në librin e tij "No Easy Day".

Ai tha se zyrtarët janë duke eksploruar veprime të mundshme ligjore kundër Bissonnettit, i cili shkroi librin nën emrin Mark Owen.

Zyrtarët thonë se autori ishte i detyruar në bazë të rregullave të ushtrisë amerikane të paraqiste tekstin për shqyrtim në Pentagon para botimit.

Avokati i Bissonnettet thotë autori e shqyrtoi me kujdes punën e tij për të siguruar se në libër nuk do të kishte informacione do të shkelnin etikën apo do të vinin shokët e tij në rrezik.

Pentagoni, tani për tani, nuk ka marrë asnjë hap për të tërhequr librin nga raftet e bibliotekave në bazat ushtarake. Libri doli në shitje të martën.
XS
SM
MD
LG