Lidhje

Princ Harry shkon në Afganistan


Prince Harry i Britanisë shkoi në Afganistan, për një shërbim 4-mujor, si pilot i helikopteri të tipit Apache.

Harry, nipi i mbretëreshës Elizabet dhe i treti në radhë për fronin mbretëror të Britanisë, është kapiten i Forcave Ajrore Britanike.

Për herë të fundit ai ishte në Afganistan me misionin e kontrollorit të trafikut ajror vetëm për 10 javë në fund të vitit 2007 dhe fillim të vitit 2008. Por shërbimi i tij në Afganistan u ndërpre, pasi u bë publik.
XS
SM
MD
LG