Lidhje

Rusi, zjarr në një rrobaqepësi - 14 të vdekur


russia fire
russia fire

Shkaku i zjarrit është nën hetim

Një zjarr në një rtobaqepësi në jug të Moskës dje shkaktoi vdekjen e 14 punëtorëve emigrantë vietnamezë.

Flakët shpërthyen në katin e dytë të ndërtesës të vogël në qytetin e Yegoryevsk. Një zyrtar i emergjencave tha se dyert ishin mbyllur dhe punëtorët me sa duket u përpoqën për t'i hapur ato me forcë.

Shkaku i zjarrit është nën hetim.

Emigrantët aziatikë punojnë në fabrika nëpër Rusi shpesh në kushte të këqia dhe të pasigurta. Një zjarr në një treg jashtë Moskës shkaktoi vdekjen e 17 punëtorëve nga Taxhikistani në fillim të këtij viti.
XS
SM
MD
LG