Lidhje

Mësime nga shkrirja e akullnajave


Glacier melt
Glacier melt

Studime në revistën Nature Geoscience përshkruajnë ndryshimin e shtresave të akullta në të kaluarën dhe çfarë mund të ndodhë në të ardhmen

Kur klima filloi të ngrohej gjatë epokës së fundit të akullnajave rreth 23,000 vjet më parë, pjesa më e madhe e hemisferës veriore ishte e mbuluar me akull. Në dy studime të publikuara këtë javë në revistën Nature Geoscience, shkencëtarët përshkruajnë mënyrat se si kanë ndryshuar shtresat e akullit në të kaluarën, duke i ndihmuar studjuesit që të parashikojnë më mirë se çfarë mund të ndodhë në një botë më të ngrohtë në të ardhmen.

Gjeologu i Universitetit të Wiskonsinit, Anders Carlson studjoi shkrirjen e shtresave të akullit në tokë dhe në oqeane. Studimi i tij përshkruan gjendjen në Amerikën e Veriut dhe në Evropën veriore në periudhën para historike rreth 140,000 vjet të shkuara.

“Ne arritëm në përfundimin se akulli në tokë reagoi me shpejtësi të madhe ndaj ngrohjes klimatike dhe më pas nuk ndryshoi me shpejtësi të madhe. Mund ta krahasojmë me shkrirjen e ngadaltë të një cope akulli kur i afron ajrin e ngrohtë të tharësit të flokëve.”
Zoti Carlson thotë se kjo nuk ndodhi me shtresat e akullta në sipërfaqe të oqeanit.

“Shtresat e akullit në ujëra reagojnë në mënyrë të paparashikueshme. Ato mund të mos reagojnë për një farë kohe dhe më pas ato përgjigjen me shpejtësi madje edhe mund të zhduken me shpejtësi”.

Shtresat e fundit të akullta të tokës ndodhen në Groenlandë dhe Antarktidë. Në muajin korrik, të dhënat satelitore treguan se 97 për qind e shtresës së akulltë të Groenlandës ishte kthyer në një masë të butë brenda 4 ditësh, një shkallë kjo më e shpejtë se në çdo kohë tjetër të historisë. Zoti Carlson thotë se kjo shtresë akulli mund të jetë duke iu përgjigjur me shpejtësi ndryshimeve të vogla në temperaturë, të ngjashme me ndryshimet në masën e shtresave të akullit në tokë në periudhat parahistorike.

Zoti Carlson thotë se reagimi i shtresës së akullit në ujërat e Antarktidës është më vështirë të parashikohet.

Një studim i dytë në revistën Nature Geoscience e hedh vështrimin 12,000 deri në 7,000 vjet më parë, kur shtresa masive akulli mbulonin zonat më pranë Polit të Veriut në hemisferën veriore. Në atë kohë, klima globale ishte si klima e sotme dhe akullnajat po shkrinin.
Studimi përshkruan ngritje të menjëhershme të nivelit të detit nga gjysëm metri në 2 metra si pasojë e shkrirjes së akullnajave. Bashkautori i studimit, Torbjorn Tornqvist [[TOR-bee-yon TORN-qwist]] është shpencëtar i tokës në Universitetin Tulane në Luiziana.

“Çfarë ndodh kur sasi të mëdha uji derdhen në oqean? Rezultati është ndryshimi i rrymave ujore që përshkojnë oqeanin”.

Zoti Tornqvist thotë se në ditët tona shkrirja e shpejtë e shtresave të akullit në Groenlandë do të shkaktonte derdhje të mëdha uji në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, duke ndryshuar kështu ekosistemin ujor në zonë.

“Por kjo do të çojë ndodhta edhe në rreshje më të shumta në të njëjtin rajon, gjë që mund të rezultojë në shtimin e burimeve të ujit të pishëm në disa pjesë të Atlantikut verior. Pra duhet të mësojmë se cilat ndryshime mund të jenë të afta të shkaktojnë fenomene të papritura të klimës”.

Zoti Tornqvist shton se duke kuptuar se çfarë pasojash kanë sjellë ndryshimet e papritura klimatike tek e kaluara gjeologjike e tokës mund të jetë më e lehtë të hartohen modelet klimatike, që mund të parashikojnë më mirë të ardhmen.
XS
SM
MD
LG