Lidhje

Paneta mbi gjendjen në Lindjen Mesme dhe Azi


Paneta
Paneta

Z. Paneta është në kërkim për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve mbi mosmarrëveshjet territoriale mes Kinës dhe fqinjëve të saj

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta thotë se protestat anti amerikane dhe dhuna në botën myslimane, shkaktuar nga një video e realizuar privatisht, ka të ngjarë të vazhdojnë, por shton se vala e protestave duket se tani ka rënë. Zoti Paneta i bëri këto komente ndërsa filloi një vizitë njëjavore në rajonin e Azi-Paqësorit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërriti në Tokio në përpjekje për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve mbi mosmarrëveshjet territoriale mes Kinës dhe fqinjëve të saj. Por në një konferencë për gazetarët, pyetjet ishin kryesisht rreth dhunës anti-amerikane në botën myslimane, pas postimit të një video, të bërë në Kaliforni, që është fyese për Islamin.

"Disa demonstrata po vazhdojnë, duket se intensiteti e tyre ka rënë, por mendoj se do të na duhet të jemi vigjilent dhe të sigurohemi që personeli dhe njerëzit tanë të jenë të mbrojtur. "

Pentagoni ka dërguar dy anije të marinës në brigjet e Libisë, ku një sulm ndaj konsullatës amerikane javën e kaluar vrau katër amerikanë, përfshirë edhe ambasadorin amerikan. Ekipet marinsa të Reagimit të Shpejtë gjithashtu janë vendosur në Libi dhe Jemen.

Një ekip i tretë u dërgua në Sudan, por u kthye nga qeveria sudaneze. Zoti Paneta tha se autoritetet sudaneze besojnë se forcat e tyre mund të ofrojnë siguri të mjaftueshme për ambasadën amerikane atje.

Tani për tani, sekretari i mbrojtjes thotë se nuk ka plane për lëvizje të mëtejshme trupash.

"Unë mendoj se qasja jonë tani është për të mos bërë gjë, derisa të n'a kërkohet nga Departamenti i Shtetit."

Z. Panetta po viziton Azinë, ndërsa tensionet rriten mbi mosmarrëveshjet territoriale mes Kinës dhe fqinjëve të saj në Detin e Kinës Lindore dhe Jugore.

"Unë jam i shqetësuar se kur këto vende të angazhohen në provokimet e një lloji ose një tjetër mbi këto ishuj kjo ngre mundësinë për një gjykim të gabuar nga njëra anë ose tjetër dhe mund të rezultojë në dhunë dhe konflikt me mundësi zgjerimi."

Sekretari i Mbrojtjes Paneta u takua me ministrin e mbrojtjes të Japonisë dhe zyrtarë të tjerë të hënën për të diskutuar mosmarrëveshjet dhe të theksojë gadishmërinë e mbështetjes amerikane për dialog.

Më vonë, sekretari i mbrojtjes shkon në Pekin, ku ai do të nxisë udhëheqësit kinezë që të angazhohen në një proces me fqinjët e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale në mënyrë paqësore.
XS
SM
MD
LG