Lidhje

Vërshim refugjatësh sirianë në Jordani


syrian refugees
syrian refugees

Zyrtarët thonë se në Jordani ndodhen 72 mijë refugjatë sirianë dhe çdo ditë aty mbërrijnë rreth 1 mijë e 200 të të ikur nga Siria

Patrulla kufitare të Jordanisë thotë se dhjetëra mijëra sirianë kanë marrë strehim në Jordani që nga shpërthimi i luftës në vendin e tyre

Zyrtarët thonë se në Jordani ndodhen 72 mijë refugjatë sirianë dhe çdo ditë aty mbërrijnë rreth 1 mijë e 200 të të ikur nga Siria.

Shumë nga refugjatët thonë se luftimet kanë shkatërruar cilësinë e jetës në Siri. Dhe se shkakut të largimit, krahas bormbardimeve dhe vrasjeve, tani i është shtuar edhe mungesa ushqimore.

Jordana thotë se e ka të vështirë të përballojë vërshimin e refugjatëve dhe është duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG