Lidhje

SHBA, ankesë ndaj praktikave të Kinës në tregëti


obama
obama
Presidenti amerikan Barak Obama do të paraqesë sot një ankesë kundër tregtisë së Kinës mbi subvencionet që ajo i bën industrisë së makinave.

Zyrtarët e administratës thonë se zoti Obama do t'a njoftojë këtë veprim gjatë një ndalesë fushatë në Ohajo, shtet industrial ku shumë fajësojnë Kinën për gjendjen e vështirë të industrisë në këtë shtet.

Administrata Obama thotë se "ka nisur kërkesën për masa ndëshkimore kundër Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë", sepse, Uashingtoni thotë se Pekini subvencionon në mënyrë të paligjshme eksportet e makinerive dhe të pjesëve të ndërrrimit.

SHBA thotë se kjo praktikë i vë prodhuesit amerikanë në një disavantazh konkurrues, që shoqërohet me mbylljen e vendeve të punës.

Njoftimi vjen ndërsa kandidati republikan për president Mitt Romney intensifikon kritikat ndaj qasjes që zoti Obama i bën Kinës. Të dy kandidatët e kanë bërë Kinën, me praktikat e saj të veçanta tregtare, një çështje të fushatës zgjedhore.
XS
SM
MD
LG