Lidhje

Kapsula Soyuz mbërriti në tokë


capsule
capsule

Një treshe astronautësh amerikanë dhe rusë zbarkuan në stepën e Kazakistanit

Një treshe astronautësh amerikanë dhe rusë zbarkuan në stepën e Kazakistanit pas një mision katër muajsh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kapsula ruse Soyuz, që mbante astronautin amerikan Joseph Acaba dhe kozmonautët rusë Genadi Padalka dhe Sergei Revin, preku tokën sot në orët e para.

Kapsula Soyuz mbetet mjeti i vetëm i transportit për astronautët në stacionin e hapësirës që kur NASA shpërbëu flotën e saj të anijeve për vajtje ardhje vitin e kaluar.

Një ekuipazh tre antarësh mbetet në orbitë. Ata do të bashkohen muajin e ardhshëm me tre astronautë të tjerë - amerikanin Kevin Ford dhe rusët Oleg Novitsky dhe Yevgeny Tarelkin.
XS
SM
MD
LG