Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton thotë se Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin hapa agresive për të mbrojtur diplomatët në mbarë botën, ndërsa përhapen protesta kundër një filmI anti-Islam prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
Znj. Klinton tha të martën se zyrtarët janë duke shqyrtuar sigurinë në ambasada dhe duke e shtuar atë kur është e nevojshme.
Sekretarja Klinton tha se Departamenti i Shtetit nuk kishte asnjë informacion zbulimi në se sulmi i javës së kaluar në konsullatën amerikane në Bengazi, Libi, ishte i planifikuar. Ambasadori i SHBA Christopher Stevens dhe tre diplomatë të tjerë u vranë. Sekretarja Klinton tha se qeveria libiane po ndihmon hetuesit amerikanë dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të rrijnë deri sa ata që janë pas sulmit të kapen dhe ndëshkohen.
Protestat kundër filmit anti-Islam u përhapën të martën në Tajlandë, në veriperëndim të Pakistanit dhe në Kashmirin indian. Dega e al-Kaidës në Afrikën e veriut ka kërcënuar për të sulmuar diplomatët amerikanë në Algjeri, Tunizi, Marok, dhe Mauritani.