Lidhje

Nobelistja Aung San Suu Kyi në Zërin e Amerikës


Aung Suu Kyi: Rruga për të ardhmen demokratike të vendit të saj do të jetë e pakthyeshme derisa ushtria shpreh mbështetjen e plotë për procesin.

Udhëheqësja birmaneze e demokracisë Aung San Suu Kyi thotë se rruga për të ardhmen demokratike të vendit të saj do të jetë e pakthyeshme derisa ushtria shpreh mbështetjen e plotë për procesin.

Laureatja Nobel e bëri këtë koment gjatë intervistave të martën në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington. Ajo tha se është më e shqetësuar nga një kaluzolë në kushtetutën e Birmanisë - hartuar në vitin 2008 nga ish junta ushtarake - që lejon ushtrinë të marrë kontrollin e qeverisë, kur gjykohet e nevojshme.

Por nobelistja bimraneze gjithashtu i dha meritën presidentit Thein Sein - ish gjeneral - për nisjen e reformave demokratike pas marrjes së detyrës vitin e kaluar. Që atëherë, qeveria ka liruar qindra të burgosur politikë. ndërsa të hënën njoftoi se do të lirojë më shumë se 500 të burgosur të tjerë politikë të burgosur gjatë dekadave të sundimit të juntës.

Qeveritë perëndimore i janë përgjigjur fillimit të reformave në Birmani me heqjen e sanksioneve të ashpra ekonomike shumë prej të cilave synojnë të sjellin ndryshime demokratike.
XS
SM
MD
LG