Lidhje

Justinian Topulli: Nuk ka asnjë lloj proteste te myslimanëve shqiptarë


Në qytetin e Pogradecit, në Juglindje të Shqipërisë, Lidhja e Hoxhallarëve shqiptarë organizoi në mbremje një simpozium për vlerat e profetit Muhamet.

Hoxhallarë nga disa rajone të Shqipërisë si dhe Maqedonia në prani të disa qindra besimtarëve, të cilët u mblodhën në Pallatin e Kulturës së Qytetit, vlerësuan në kumtesat e tyre figurën e Profetit të fesë islame.

Klerikët u ndalën në fillim të ligjërimeve të tyre fetare në zhvillimet e fundit në mjaft vende myslimane ku protestat e dhunshme shpërthyen pas publikmit te një filmi për Profetin Muhamet.

Përfaqesuesi i Lidhjes së Hoxhallarëve shqiptarë Justinian Topulli tha se simpoziumi është një aktivitet i radhës për të promovuar vlerat e profetit dhe jo ndonjë formë proteste.

“Nuk ka asnje lloj proteste te myslimanëve shqiptarë, nuk na ka shkuar në mendje te bëjmë protestë për asnjë lloj konteksti “, tha z.Topulli .

Reagimi i Lidhjes së Hoxhallarëve për zhvillimet në disa vende myslimane është publikur tashmë në faqen e internetit të organizatës dhe në gazetën e saj.

"Ne dënojme, tha zoti Topulli atë film qe kërkon të ulë profetin tonë, të ulë vlerat e tij , por njëkohësisht dënojmë të gjtha aktet e dhunshme, insinuatat, apo problemet që shkaktohen me perfaqësues të shteteve të huaja. Kjo dhunë tha ai nuk ka asnje justifikim.”

Zoti Topulli vijoi t’u shpjegojë besimtarëve të pranishëm ;” Cfarë përgjegjësi mban ambasadori amerikan në Libi në lidhje me atë që kanë bërë një grup njerëzish në Haiti. Është e njëtja gjë, tha ai, që ne nuk mbajmë asnjë lloj përgjegjesie sepse dy tre myslimanë, njerëz te inkriminuar apo të futur, të bëjnë gabime.”

Kleriku musliman tha se shpeshherë myslimanët bien në grackën e këtyre provokimeve dhe u bëjnë reklamë këtyre filmave të cilët sulmojnë këto figura të mëdha për tu bërë komercialë. “Mjeti më i mirë është mosreagimi, për ti lënë në indiferencë, të injorohen si fakte në mënyrë që të mos u bëhet publicitet, tha ai. Zoti Topulli shpjegoi se protestat ne vendet arabe dhe muslimane kanë edhe prapavijë politike edhe pse i fshehin ato me petk fetar.Ndërsa kleriku nga Maqedonia Bekim Islami tha se nëpërmjet këtij tubimi besimtarët në Pogradec manifestonin dashurinë e thellë për profetin dhe tregonin nga ana tjetër mënyrën e denjë se si myslimanët shqiptarë duhet të veprojnë në momente kur provokohen me ndodhi apo incidente.
XS
SM
MD
LG