Lidhje

Shpresa të reja kundër kancerit të gjirit


Малайзия. Праздник независимости

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nga kanceri i gjirit vdesin çdo vit rreth 450 mijë vetë.

Një studim i ri jep shpresa për gjetjen e një kure për kancerin e gjirit - shkaku numër një i vdekjeve nga kanceri mes femrave.

Studim i publikuar në revistën Nature konstaton se ekzistojnë katër lloje kryesore të kancerit të gjirit dhe se një prej këtyre llojeve ka ngjashmëri molekulare me kancerin në vezore, i trajtuar me sukses nëpërmjet barnave a mënyrave ekzistuese.

Studimi krijon shpresa se të njëjtat barna mund të përdoren me sukses edhe në trajtimin e kancerit të gjirit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nga kanceri i gjirit vdesin çdo vit rreth 450 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG