Lidhje

Schwarzenegger, karrierë të re si analist politik


institute
institute

Instituti Schwarzenegger për Politika Shtetërore dhe Globale do të nxisë e përkrahë zgjidhje praktike "pas-partiake"

Ish guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger ka nisur një karrierë të re - si analist politik. Ai organizoi këtë javë forumin e parë në institutin e tij të ri në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Kampusi i universitetit të Kalifornisë Jugore në Los Angeles është fazë e re për yllin e Hollivudit, i cili sjell famën artistike dhe përvojën 7 vjeçare si guvernator i Kalifornisë në një audiencë me studentë dhe hartues të politikave. Ata janë ish guvernatorë dhe senatorë, përfshi senatorin e Arizonës John McCain.

Instituti Schwarzenegger për Politika Shtetërore dhe Globale do të nxisë e përkrahë zgjidhje praktike, të cilat Schwarzenegger quan "pas-partiake"

"Nëse besoni se mund të përdorni vetëm idetë e të djathtëve apo të majtëve, ju kurrë nuk do të jeni në gjendje për të ecur përpara, kurrë nuk do të jeni të suksesshëm. Këtë ne e pamë në Kaliforni dhe shtete të tjera, dhe e kemi parë në të gjithë botën."

Arnold Schwarzenegger tani mban titullin e profesorit të universitetit, edhe pse ai nuk ka detyrat e mësimdhënies. Studenti Steven Welliver shprehet i ngazëllyer që u caktua në këtë institut.

"U gëzova për mundësinë për të mësuar nga dikush që është duke bërë punë të shquar në këtë fushë".

Studenti Kevin Gully thotë se profesor Schwarzenegger ka njohuri për të ndarë.

"Nëse ju keni mbajtur ndonjëherë një pozicion si guvernator i një shteti të madh nga numri i popullsisë dhe me ekonominë më të madhe në Shtetet e Bashkuara, atëherë ju patjetër keni diçka për të ofruar."

Arnold Schwarzenegger gjithashtu ka ringjallur karrierën e tij filmike, me filmin "The Expendables 2" dhe filma të tjerë në zhvillim.
XS
SM
MD
LG