Lidhje

Vdes në moshën 84 vjeçare këngëtari amerikan Andy Williams


Andy Williams fitoi famë më1960 me këngën e tij "Moon River" - që u bë edhe melodia e filmit të njohur "Breakfast at Tiffany's" (1961)

Këngëtari amerikan mjaft popullor Andy Williams, vdiq të martën pas një lufte njëvjeçare kundër kancerit të fshikëzës. Ai ishte 84 vjeç.

Williams lindi në shtetin Iowa në vitin 1927, dhe filloi të kënduarit me vëllezërit e tij në koret e kishave dhe radio lokale para se të përfshihej në filmat e Hollivudit dhe klubet e natës.

Andy Williams filloi të këndojë solo në fund të vitit 1940 duke tërhequr vemendjen e studiove të regjistrimit të Nju Jorkut dhe studiove televizive.

Për stilin e tij të lehtë të të kënduarit, kritikët e muzikës thonë se Williams ishte antiteza e "rock and rollit", krahas këngëtarëve të tjerë të asaj periudhe, si Frank Sinatra dhe Perry Como.

Në vitet 1980 ai themeloi Teatrin "Moon River" në Branson në shtetin Missouri, nga ku u tërhoq në nëntor 2011 kur njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të fshikëzës.

Andy Williams ishte pranishëm me zërin e tij në çdo familje amerikane në vitin 1960 me këngën e tij "Moon River" - që u bë edhe melodia e filmit të njohur, tashmë klasik, "Breakfast at Tiffany's" (1961).

Gjatë karierës së tij 75-vjeçare, Williams u nderua me 18 albume këngësh të regjistruara në disqe ari, si dhe 3 çmime Emmy për shfaqjet e tij televizive.

Andy Willliams vdiq të martën në shtëpinë e tij në Branson të Missourit, në moshën 84 vjeçare.
XS
SM
MD
LG