Lidhje

Tetori, muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit


London Palace
London Palace
Tetori është muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit dhe Londra po e shënon këtë ngjarje duke ndriçuar me drita rozë 9 ndërtesa historike, duke filluar me Pallatin Mbretëror, Buckingham Palace.

Në mbështetje të Fushatës për Kancerin e Gjirit, duke filluar që mbrëmë, 9 objektet arkitekturale më të famshme të kryeqytetit britanik, HMS Belfast, Sheshi Trafalgar, Kollona Nelson, Kulla e Londrës, BT Tower Somerset House, Kulla 42 dhe ajo Heron, ndriçohen çdo mbrëmje në ngjyrë rozë.

Tetori shënoi fillimin e muajit të veprimtarisë bamirëse për kancerin e gjirit, që synon rritjen e ndërgjegjësimit të njerëzve për këtë sëmundje gjatë gjithë muajit tetor.
XS
SM
MD
LG