Lidhje

Iran: Vlera e monedhës vazhdon të bjerë


Opozita politike e presidentit iranian thotë se politikat e tij ekonomike gjithashtu kanë kontribuar në krizën e monedhës.

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka hedhur poshtë kritikat e brendshme ndaj politikave të tij ekonomike ndërsa monedha e vendit 'rial" shënoi një rekord tjetër të ulët kundrejt dollarit amerikan.

Tregtarët e kioskave thonë se vlera e rialit ka rënë aq poshtë sa dje u shkëmbye 39,000 rial për 1 dollar në tregun e zi. Një ditë më parë, monedha arriti një rekord të ulët duke u shkembyer me 34,000 rial për 1dollar, ndërsa javën e kaluar shkëmbehej me 24,000 për 1 dollar.

Monedha iraniane ka rënë në vlerë këtë vit ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian forcuan sanksionet ekonomike që synojnë t'a detyrojnë Teheranin që të pezullojë programin për pasurimin e uraniumit.

Opozita politike e presidentit iranian thotë se politikat e tij ekonomike gjithashtu kanë kontribuar në krizën e monedhës. Në një raport të botuar të martën, agjencia iraniane e lajmeve Fars citoi kryetarin e parlamentit Ali Larijani të ketë thënë se ai beson se 80 për qind e problemeve ekonomike të vendit janë të lidhura me keq-qeverisjen

Në një konferencë shtypi të martën, zoti Ahmadinexhad tha se politikat e qeverisë nuk kanë të bëjnë asgjë me dobësimin e monedhës. Për këtë ai fajësoi "presionin psikologjik" nga armiqtë e Iranit. Zoti Ahmadinejad tha gjithashtu se qeveria e tij ka mjaft rezerva në monedhë të huaj për të përmbushur nevojat e vendit. Dobësimi rialit e ka bërë të vështirë për kompanitë iraniane të importit të blejnë prodhime nga jashtë.
XS
SM
MD
LG