Lidhje

Chavez zotohet të vazhdojë politikat majtiste


Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez u zotua se do të vazhdojë me politikat e tij majtiste, pasi u rizgjodh në votimet e djeshme presidenciale.

Sipas rezultateve zyrtare, zoti Chavez siguroi mbi 54 për qind të votave, ndërsa rivali i tij Henriques Capriles, mori 45 për qind të votave.

Gjatë fjalimit e tij zoti Chavez mbante në dorë një kopje të shpatës së heroit të pavarësisë dhe udhëheqësit ushtarak i shekullit të 19-të, Simon Bolivar. Ai tha se Venezuela do të vazhdojë në rrugën e demokracisë dhe socializmit bolivarian të shekullit të 21-të.

Zoti Capriles pranoi humbjen në zgjedhje, por u zotua se do të vazhdojë të përpiqet për Venezuelën. Analistët thonë se votimet e së dielës ishin më të vështirat për Hugo Chavezin në 14 vjetët e sundimit të tij, por ato i siguruan atij edhe 6 vjet të tjerë në pushtet.
XS
SM
MD
LG