Lidhje

Zjarr në RTK


Një zjarr ka shpërthyer sot në orët e hershme të mëngjesit në ndërtesën e Radiotelevizionit të Kosovës, e vetmja media publike në Kosovë.

Policia dhe zjarrfikësit thanë se zjarri kishte shpërthyer në njërën nga zyrat e arkivit qendror të RTK-së. Ende nuk është e qartë se sa është vlera e dëmeve të shkaktuara, ndërsa policia tani për tani ka përjashtuar mundësinë që ai të jetë vënë qëllimisht. Zjarri bëri që për orë të tëra të ndërpritet edhe transmetimi i programeve.

Ndërkohë, lëvizja “Çohu”, një organizatë joqeveritare nëpërmjet një veprimtarie në qendër të Prishtinës, hodhi dyshimet se “ky zjarr mund të ketë shkatërruar evidenca që mund të provonin manipulimet e bëra në tërë këto vite në Radiotelevizionin e Kosovës”.

Ditë më parë, burime të paidentifikuara publikuan dokumente në të cilat thuhet se drejtues të këtij mediumi mund të jenë përfshirë në siç thuhet, “transaksione të dyshimta financiare”. Pohimet e tilla janë hedhur poshtë nga drejtuesit e Radiotelevizionit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG