Lidhje

Në Pakistan vriten dhjetëra militantë të dyshuar pakistanezë


Sulm me aeroplan luftarak me telekomandë në kufi me Afganistanin

Zyrtarë pakistanezë thonë se një sulm me aeroplanë amerikanë pa pilot vrau të paktën 10 militantë të dyshuar në veriperëndim të vendit, pranë kufirit me Afganistanin.
Zyrtarët thonë se raketat kishin si shënjestër militantë besnikë të Hafiz Gul Bahadurit në një vendqëndrim në Orakzai, që është në kufi me Vaziristanin verior. Ky ishte sulmi i dytë në rajon brenda disa ditësh. Shumë nga rajonet fisnore në Pakistan janë të njohura si strehë të sigurta të militantëve të al Qaidës dhe Talebanëve.
Ministria e jashtme e Pakistanit paraqiti në ambasadën amerikane një protestë kundër sulmeve me avionë pa pilotë që janë ndërmarrë këtë javë. Kjo ministri tha se sulmet në territorin e Pakistanit janë të “papranueshme” dhe një “shkelje e pastër” e ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit të Paksitanit.
Në jugperëndim të vendit, autoritetet thonë se një bombë vrau të paktën 9 njerëz në një treg në qytetin e Sibit.
XS
SM
MD
LG