Lidhje

Grabiten shtatë vepra arti në një muzeum në Holandë


Mes tyre piktura nga Pikaso, Matisse dhe Monet

Policia hollandeze thotë se hajdutët vodhën shtatë piktura nga artistë të njohur si Picasso, Matisse dhe Monet, nga një muzeum në Rotterdam. Grabitësit hoqën pikturat nga muzeumi Kunsthal para agimit të së martës, duke shkaktuar lëshimin e alarmit por u larguan nga skena para se të arrinte policia. Vjedhja e artit është një prej më të mëdhave në Hollandë gjatë viteve të fundit. Autoritetet thonë se po rishikojnë videon nga kamerat e sigurisë dhe kërkojnë ndihmën e dëshmitarëve për hetimin e asaj të cilën ata e quajtën një operacion i mirë planifikuar. Ekspertët e artit thonë se 7 pikturat kanë vlera disa dhjetëra miliona dollarëshe nëse shiten në ankande. Por ata thanë se është thuajse e pamundur shitja në tregje të hapura pasi ato janë punime artistike të mirënjohura dhe janë rregjistruar si të vjedhura.
XS
SM
MD
LG