Lidhje

Arvizu: Qeveria të zhvillojë dialog me të përndjekurit politikë


Alexander Arvizu US ambassador in Albania discussing with hungerstrikers
Alexander Arvizu US ambassador in Albania discussing with hungerstrikers

Një çështje e mirëfilltë humanitare

Së bashku me ambasadorin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është angazhuar publikisht për të mbështetur një zgjidhje të problemit të ish të përndjekurve politikë që prej 26 ditësh janë në grevë urie. Përveç kontakteve të drejtpërdrejta me grevistët, dy ambasadorët bënë të mundur edhe takimin e tyre me presidentin Bujar Nishani, i vetmi kontakt i deritanishëm me autoritetet, pavarësisht se nuk ndryshoi asgjë në rrjedhën e ngjarjeve.

Mbrëmë, në një intervistë për televizionin ABC NEWS, ndërsa u shpreh i shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të grevistëve, ambasadori theksoi edhe një herë nevojën e dialogut mes qeverisë dhe ish të përndjekurve. Autoritetet kanë këmbëngulur se kanë zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin dhe kane ofruar edhe shifrat dhe vlerat monetare të shpërndara në favor të tyre. Por ambasadori amerikan tha se nuk bëhet fjalë për statistika por për një çështje që sipas tij është e mirëfilltë humanitare. Për zotin Arvizu nuk ka arsye pse dikush nga qeveria të mos shkojë dhe t’i dëgjojë ata, pa e menduar këtë si kapitullim. Ndonjëherë njerëzit, tha ai, kanë dëshirë vetëm të dëgjohen. Por a do të mjaftonte vetëm kaq? Nëse nuk pëpiqesh si mund ta dish dhe pastaj cfarë ka këtu për të humbur nëse përpiqesh, do humbasesh fytyrën që je i forte?, shtroi pyetjen ambasadori.

Situata në të vërtetë është e tendosur dhe po ngarkohet dita ditës me akuza të ndërsjella. Zoti Arvizu tha se ka patur edhe retorikë të panevojshme edhe nga ata që janë në grevë urie. “Ata flasin për çështje ekonomike por kur shan kryeministrin dhe të tjerë kjo nuk ndihmon se kjo e politizon atë”, nënvizoi zoti Arvizu duke kujtuar gjithashtu se “kur zyrtarë të lartë të qeverisë fillojnë shajnë e thonë se grevistët po manipulohen, qoftë e vërtet apo jo, nuk trajton thelbin e çështjes”.

Sipas ambasadorit amerikan “në një shoqëri demokratike, është detyrim i qeverisë që të jetë qeveria e të gjithë vendit, jo vetëm e asaj pjese që e ka votuar. Nëse je qeveria, nuk je qeveria për pjesën blu të vendit, por je gjithashtu qeveria që përfaqëson dhe ata që gjenden ne zemër të pjesës socialiste të vendit, apo të partive të tjera”, tha zoti Arvizu për të mbështetur idenë e nevojës për dialog. Ai shtoi se “në një shoqëri demokratike, një nga detyrimet, njëra prej barrave është se duhet të marrësh vendime të vështira, që të zhvillosh dialog ndoshta me dikë që do ta mbysësh fare, por është detyrimi yt, sepse je zgjedhur. Nëse kjo është e parehatshme atëherë hiq dorë nga kjo pozitë, largohu, lëri vendin dikujt tjetër” u shpreh ambasadori duke shpjeguar se përpjekjet e tij nuk kanë qenë për të bërë ndërmjetësin mes palëve, por të lehtësonin komunikimi. “Po përpiqemi të gjejmë mënyra që të inkurajojmë njerëzit që të rreshtin sharjet, të ulen temperaturat dhe thjesht të merren me situatën ashtu si është. Kjo nuk është shenjë dobësie është shenjë force”, theksoi ai duke shprehur kritika të forta ndaj klasës politike shqiptare për mungesën e kultures së dialogut. “Një dobësi themelore e klasës politike shqiptare, është se politikanët janë komunikuesit më të këqinj, komunikues të tmerrshëm”, tha zoti Arvizu.
XS
SM
MD
LG