Lidhje

I dërguari ndërkombëtar i paqes mbërrin në Damask


I dërguari ndërkombëtar i paqes Lakhdar Brahimi mbërriti në Damask sot për bisedime me zyrtarët sirianë për të siguruar një armëpushim të përkohshëm në konfliktin 19 mujor mes forcave siriane dhe grupeve rebele.

I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe pritet të takohet me ministrin e jashtëm Walid Muallem nesër në mëngjes. Nuk është ende e qartë në se ai do të takohet gjatë kësaj ndalese me presidentin Bashar al-Assad.

I dërguari i paqes po i shtyn zyrtarët sirianë të mbështesin një armëpushim gjatë festës së Kurban Bajramit që fillon më 26 tetor. Ai u tha gazetarëve dje pas takimit me ministrin jordanez se një pushim i luftimeve mund të ndërtojë besimin dhe të ndihmojë në arritjen e një marrëveshje më afatgjatë.

Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu, I ka bërë gjithashtu thirrje forcave siriane dhe grupeve rebele të respektojnë armëpushimin.
XS
SM
MD
LG