Lidhje

Anija ruse drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës


Në qiellin e Azisë Qendrore njerëzit panë sot një raketë ruse. Me të po udhëton një ekip prej tre astronautësh drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija Soyuz u nis nga kozmodromi i Kazakistanit, për të çuar në stacionin orbital astronautin e NASA-s Kevin Ford dhe rusët Oleg Novisky dhe Yevgeni Tarelkin.

Nga tre astronautët, vetëm amerikani Ford ka qenë më parë në hapësirë. Pas dy ditë udhëtimi ata do t’i bashkohen ekipit të stacionit të hapësirës, astronautes amerikane Sunita Williams, rusit Juri Malenchenko dhe japonezit Aki Hoshide.

Anija Soyuz është i vetmi mjet i hapësirës, me të cilin astronautët udhëtojnë në stacionin ndërkombëtar, që kur flota ajrore amerikane i ndaloi fluturimet në vitin 2011. Me të shkuar në stacionin hapësinor, ekipi i astronautëve do të kryejë eksperimente që përfshijnë kërkimet njerëzore në fushën e biologjisë, fizikës, zhvillimi të tekonologjisë dhe studimeve për Tokën.
XS
SM
MD
LG