Lidhje

Pelegrinët mblidhen në Mekë


Besimtarë myslimanë po mblidhen sot në qytetin saudit të Mekës, për pelegrinazhin e përvitshëm që fillon nesër.

Feja u kërkon myslimanëve, në se munden të kryejnë pelegrinazhin e lodhshëm dhe të kushtueshëm në Mekë, të njohur si haxhillëk, të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

Autoritetet suadite po paralajmërojnë se nuk do të lejojnë protesta që lidhen me konfliktin në Siri.

Arabia Saudite ka mbështetur forcat rebele që luftojnë kundër presidentit Bashar al Assad, ndërsa Irani mbetet aleat i Sirisë, në një kohë kur marrëdhëniet mes Riadit dhe Teheranit janë të tensionuara.
XS
SM
MD
LG