Lidhje

Uragani ndryshon planet e fushatës presidenciale


Përveç përgatitjes për javën e fundit të garës së ngushtë presidenciale, presidenti Barak Obama, rivali i tij Mitt Romney dhe organizatorët e fushatave të tyre, janë duke u përgatitur për uraganin Sandy.

Të dy kandidatët i anuluan disa nga mitinigjet që kishin në plan për sot. Presidenti Obama u kthye në Washington, për të mbikqyrur përgatitjet e emergjencës para se stuhia të gosdasë tokën. Ai tha se në kohë të tilla të vështira, amerikanët zakonisht bashkohen dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.

Fushata e zotit Obama po i nxit përkrahësit përmes e-mailit, face-book-ut, dhe Twitter-it, si dhe në faqen e tyre në internet, të bëjnë donacione për fondin e Kryqit të Kuq për uraganin. Ndërsa punonjësit e fushatës së zotit Romney e mbushën autobuzin në Virginia me furnizime dhe ndihma për stuhinë, me synimin për t’ua dhënë ato qendrave të krijuara për shpërndarjen e ndihmave, pas goditjes së uraganit.

Zoti Romni anuloi takimet që kishte sot në Virginia, por po vazhdon me takimet e tjera që kishte në plan në Wisconsin, si dhe në dy shtete të rëndësishme për fushatën, Ohio dhe Iowa.
XS
SM
MD
LG