Lidhje

Gazeta kineze kritikon ashpër Nju Jork Tajmsin


nyt
nyt

Kritikat vijnë pak ditë pasi NYT publikoi një artikull që thuhet se zbuloi pasurinë e fshehur të familjes së kryeministrit kinez Wen Jiabao.

Një gazetë kineze e kontrolluar nga shteti kritikoi ashpër gazetën New York Times, vetëm disa ditë pasi gazeta amerikane publikoi një artikull që thuhet se zbuloi pasurinë e fshehur të familjes së kryeministrit Wen Jiabao.

Gazeta ""E përditëshmja e Popullit", zëdhënësja zyrtare e Partisë Komuniste, botoi dje një artikull të ashpër ku thuhet se Nju Jork Tajmsi nuk mund të besohet për shkak të historisë së saj për të flasifikuar dhe shtrembëruar lajme.

Artikulli i gjatë nuk i përgjigjet direkt shkrimit që Nju Jork Tajmsi botoi të premten e kaluar rreth financave të kryeministrit Wen, por përqendrohet në atë që e cilëson si "një shpërthim në plagjiaturë dhe fabrikim" nga Nju Jork Tajmsi, duke përmendur rastet e kaluara të gazetarëve Jayson Blair dhe Zachery Kouwe.

Qeveria kineze shpejt e bllokoi faqen eletronike të gazetës Nju Jork Tajms, të premten e kaluar, pasi kjo gazetë publikoi rezultatet e një hetimi 6 muajsh ku thuhet se familja e kryeministrit kinez Wen Jiabao kontrollon një pasuri me vlerë prej 2 presje 7 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG