Lidhje

50 të vrarë nga shpërthimi me autobombë në Siri


Një grup aktivistësh sirianë thonë se një autor sulmi vetëvrasës me bombë ka vrarë më tepër se 50 ushtarë dhe forca të armatosura besnike me presidentin Bashar al-Assad në provincën qendrore Hama.

Kreu i organizatës Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmi i sotëm në fshatin Ziyara u krye nga Fronti Al-Nusra, një grup militant i frymëzuar nga militantët islamikë. Numri i të vrarëve nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Po sot, grupi kryesor i opozitës siriane, Këshilli Kombëtar Sirian, votoi në favor të zgjerimit të radhëve të veta, duke përfshirë më tepër aktivistë dhe grupe politike nga brenda vendit, pas presionit të SHBA për krijimin e një udhëheqjeje më gjithëpëfshirëse, e cila do të bashkëpunonte me Perëndimin.
XS
SM
MD
LG