Lidhja Arabe ka mirëpritur formimin e një grupi të ri opozitar sirian, por nuk i ka dhënë atij njohje të plotë si përfaqësues të popullit sirian.
Lidhja Arabe e mbledhur në Egjipt, u kërkoi grupeve rajonale dhe ndërkombëtare t’a njohin koalicionin e ri.
Më parë të hënën, Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, i përbërë nga 6 vende, u bë i pari që e njohu zyrtarisht kolalicionin opozitar sirian që kërkon të rrëzojë presidentin Bashar al-Asad.
Gjithashtu të hënën, ushtria izraelite tha se një prej tankeve të saj qëlloi në Siri në përgjigje të predhave nga Siria që ranë në zonën e kontrollura nga izraelitët në Lartësitë Golan.
Ka dy ditë që Izraeli i përgjigjet zjarrit të çrregullt sirian, siç shprehën zyrtarët izraelitë.