Lidhje

Sindikatat, thirrje Obamës të ndalë shkurtimet e pensionit


Një përfaqësi e sindikatave në Shtetet e Bashkuara janë takuar sot me presidentin Barack Obama, ku i kanë bërë thirrje atij që të ndalë shkurtimet e thella të pensioneve dhe kujdesit shëndetësor për të moshuarit, ndërsa ai po përpiqet që të zgjidhë çështjet kritike të financave qeveritare brenda këtij viti.

Presidenti i rizgjedhur rishtas, Barack Obama, këtë javë ka një sërë takimesh me drejtues të sindikatës, drejtues të korporatave dhe udhëheqës në Kongres për atë që quhet “Katastrofa fiskale”. Nëse bisedimet nuk sjellin kompromisin, atëherë në 1 janar hyjnë në fuqi shkurtimet e thella të shpenzimeve dhe rritja e taksave, që do të sjellin shumën e 600 miliardë dollarëve në buxhetin qeveritar. Të dyja krahët e politikës duken të vendosur për ta shmangur këtë skenar, por ata nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje gjatë dy viteve të fundit.

Organizatat më të mëdha sindikale në Shtetet e Bashkuara mbështetën gjerësisht zotin Obama për t’u rizgjedhur, përballë rivalit të tij republikan Mitt Romney. Ata ndajnë të njëjtën ide me presidentin që dëshiron të rrisë taksat për ata që fitojnë më shumë se 250 mijë dollarë në vit, çka është kundërshtuar ashpër nga kundërshtarët republikanë në Kongres.
XS
SM
MD
LG