Lidhje

Parakalim për bashkimin kombëtar të shqiptarëve


Grupe nxënësish të shkollave të mesme të Prishtinës, parakaluan sot në qendrën e qytetit duke bërë thirrje për bashkimin kombëtarë të shqiptarëve. Gjatë parakalimit me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ata thanë se realizimi i aspiratave për bashkim nuk mund të realizohen nëpërmjet bisedimeve me Serbinë. Vazhdimi i këtyre bisedimeve që pritet të ndodhë në fillim të dhjetorit, ishte temë diskutimesh ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesve diplomatik europerëndimorë në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG