Lidhje

Pakistan: Të paktën 7 të vrarë nga një shpërthim në një ceremoni fetare


Zyrtarët pakistanezë thotë se shpërthim pranë një turme të mbledhur në një ceremoni fetare të pakicës shiite la të vrarë shtatë vetë, përfshirë të paktën tre fëmijë dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Autoritetet thonë se sulmi u ndërmor sot në qytetin Dera Ismail Khan, në rajonin e Vaziristanit Jugor.

Pakistani ka pezulluar aktualisht shërbimin celular në disa qytete kryesore për të parandaluar sulme të ngjashme, të cilat shpesh aktivizohen me celular.

Autoritetet kanë forcuar masat e sigurisë në të gjithë vendin, ndërkohë që ka njoftime nga shërbimet e zbulimit se mund të ndërmerren sulme gjatë kremtimeve për muajin e shenjtë shiit Muharram.
XS
SM
MD
LG