Lidhje

Tre finalistet e programit “Vallëzim me Yjet”


Tre finalistet e programit “Vallëzim me yjet”, janë ngjitur dje në skenë në Los Angelos të Kaliforinisë.

Tre finalistet e mbetura mbas garës që nisi me 13 konkurrentë janë Melissa Rycroft, Shawn Johnson dhe Kelly Monaco.

Melissa Rycroft ka si partner vallëzimi balerinin e famshëm me origjinë shqiptare Toni Dovolani.

Melisa ka thënë se një pjesë të suksesit të saj ia dedikon Toni Dovolanit, pasi ai me këmbënguljen e tij i ka dhënë besim për garën e saj.

Vetë Dovolani tha se arritja e Melisës tek tre finalistet është një arritje për të. “Vallëzoja me të dhe kuptoja se si është rritur ajo si person dhe si kërcimtare nga kjo përvojë” tha balerin Dovolani për gazetarët dje.

Dy çifte e tjera pjesmarrëse në garë janë Kelly Monaco dhe Valentin Chmerkovski dhe Shawn Johnson me Derek Hough.

Mbrëmja e sotme është përcaktuese për finalen e programit “Dancing with the stars”, pasi sot shpallet fituesja i këij programi.
XS
SM
MD
LG