Koreja e Veriut duket se po vazhdon me përgatitjet për hedhjen e një rakete me rreze të gjatë veprimi, megjithë dënimin nga ana e ndërkombëtarëve.
Media koreajugore citon një zyrtar të ketë thënë se Koreja e Veriut po përgatitet për një fazë të dytë dhe të tretë të hedhjes së raketës nga baza ajrore Tong-chang. Në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme koreanojugore, Cho Tai-youn, i bëri sot thirrje Koresë së Veriut ta rishikojë planin për hedhjen e raketës.
Ai tha se ky veprim do të shkelte rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ndalon provat me raketë me rreze të gjatë veprimi. Pheniani thotë se ka në plan ta hedhë raketën mes datës 10 dhe 22 dhjetor dhe se synimi është dërgimi i një sateliti në orbitë.
Fqinjët e Koresë së Veriut dhe vende të tjera të botës janë shprehru kundër këtij veprimi. Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon tha sot se ai është tepër i shqetësuar për hedhjen e raketës, sepse kjo do të shtonet tensionet në rajon. Ai i bëri thirrje Phenianit ta rishqyrtojë vendimin dhe t’i ndalojë të gjitha aktivitetet që lidhen me programin e raketave balistike.