Lidhje

Shtohen viktimat nga taifuni në Filipine


Zyrtarët në Filipine thanë se numri i të vdekurve nga Taifuni Bopha u rrit në më shumë se 230, ndërsa ekipet po kërkojnë për qindra të tjerë të humbur në provincat e goditura më rëndë në jug të vendit.

Të paktën 142 persona gjetën vdekjen në provincën Lugina Compostela, një rajon malor ku rrëshqitja e baltës dhe përmbytjet fshijnë dy qendra të emergjencës dhe një kamp ushtarak.

Në provincën Davao Oriental, që shtrihet përgjatë bregut, dhjetra të tjerë vdiqën nga përmbytjet dhe rrënojat që fluturonin ndërsa stuhia e fuqishme preku token të martën. Zyrtarët thanë se në disa qytete, kanë mbetur vetëm disa struktura të palëkundura nga stuhia.

Mbi 85,000 njerëz hynë në strehimet e ngritura nga qeveria. Shumë nga të mbijetuarit përballen tani me mungesë të ushqimit dhe strehimit.

Ushtria përdori helikopterët për të çuar ndihma dhe pajisje të rënda në shumë zona që u izoluan si pasojë e mungesës së energjisë, komunikacionit dhe rrugëve dhe urave të shkatërruara.

Deri në mesditë sot sipas orës lokale, taifuni i dobësuar Bopha është spostuar në Detin e Kinës Jugore pasi shkaktoi dëme në zonat turistike popullore në perëndim të Filipineve.
XS
SM
MD
LG