Lidhje

BE miraton një patentë të përbashkët


Bashkimi Evropian ka miratuar një patentë të përbashkët për bllokun me 27 anëtarë, pas thuajse 4 dekadash me debate për këtë çështje.

Parlamenti Evropian e miratoi sot patentën e përbashkët, pasi 25 nga vendet e BE-së ranë dakord të zëvendësojnë sistemin shekullor, në të cilin bizneset kërkojnë mbrojtje për patentat në shtetet e veçanta.

Spanja dhe Italia protestuan ndaj përdorimit të patentës së përbashkët, ngaqë dokumentet do të jenë vetëm në tre gjuhë, në anglisht, frengjisht dhe gjermanisht. Por avokati që mbronte interesat e Bashkimit Evropian në Gjykatën e Drejtësisë i hodhi poshtë kundërshtimet e Italisë dhe Spanjës.

Aktualisht, rreth 60 mijë patenta që lëshohen çdo vit në BE, mund t’i kushtojnë bizneseve mbi 25 mijë dollarë, dy të tretat e të cilave ato i kanë shpenzuar për përkthimin e tyre në gjuhë të ndryshme.

Kur të hyjë në fuqi patenta e përbashkët, në vitin 2014, BE thotë se kostoja do të jetë vetëm 6 mijë e 400 dollarë.
XS
SM
MD
LG