Lidhje

Korea e veriut lëshon raketë me rreze të gjatë


nokor
nokor

Shumë analistë thanë se raketa është një raketë balistike e maskuar, në shkelje të rregulloreve ndërkombëtare.

Korea e Jugut thotë se Koreja e Veriut ka nisur një raketë me rreze të gjatë, pavarësisht nga paralajmërimet e komunitetit ndërkombëtar kundër këtij veprimi.

Në prag të nisjes herët të mërkurën, shumë analistë thanë se raketa është një raketë balistike e maskuar, në shkelje të rregulloreve ndërkombëtare.

Pheniani është zotuar që të vazhdojë me hedhjen e raketave, pavarësisht dënimit të gjerë ndërkombëtardhe të një serie të vështirësive teknike.

Koreja e Veriut është ndaluar nga kryerja e ndonjë prove me raketë apo bërthamore nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara të miratuara në vitin 2006 dhe 2009, pas kryerjes së provave bërthamore të pasuksesshme. Një raketë e hedhur në prill gjithashtu përfundoi në dështim.
XS
SM
MD
LG