Lidhje

Raketa satelitore e Phenianit, në vështirësi


orbital
orbital

Astronomë të ndryshëm thonë se raketa e sapo nisur satelitore e Koresë së Veriut mund të jetë ndeshur me probleme teknike.

Astronomë të ndryshëm thonë se raketa e sapo nisur satelitore e Koresë së Veriut mund të jetë duke funksionuar keq dhe nuk është duke lëshuar frekuenca ultra të larta radio transmetimesh.

Dr Jonathan McDowell i Qendrës Harvard-Smithsonian për Astrofizikë i tha Zërit të Amerikës se vëzhguesit optikë nga e gjithë bota kanë përdorur të dhënat orbitale për të parashikuar lëvizjet e satelitit. Ata gjithashtu kanë matur ndriçimin e tij.

Ai tha se se raportet e shumta nga astronomë të ndryshëm tregojnë se sateliti shfaqet herë i zbetë dhe herë ndriçues në intervale 16 sekondash, shenja që sugjerojnë se sateliti është ndeshur me probleme teknike ose ka dalë jashtë kontrollit në orbitë.
XS
SM
MD
LG