Lidhje

SHBA - paralajmërime për mot me stuhi


Erërat e forta, shi dhe borë shoqëruar me stuhi pritet të shtyjnë fluturimet në aeroportet në Nju Jork, Filadelfia dhe Uashington, DC.

Në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara janë shpallur paralajmërime për stuhi gjatë disa ditëve të ardhshme - duke kërcënuar planet e udhëtimeve për pushimet e Krishtlindjeve për miliona amerikanë.

Një stuhi e madhe dimërore që hodhi gati dy metra dëborë në Kaliforni po zhvendoset drejt lindjes dhe priter të godasë zonat e populluara verilindore nga fundi i javës. Erërat e forta, shi dhe borë shoqëruar me stuhi pritet të shtyjnë fluturimet në aeroportet në Nju Jork, Filadelfia dhe Uashington, DC.

Në jug, parashikuesit paralajmërojnë studi me erëra të forta - mjaft të pazakonta për këtë kohë të vitit në këtë rajon.

Më shumë se 85 milionë amerikanë pritet të udhëtojnë të paktën 80 kilometra larg nga shtëpia për pushime me rastin e Krishtlindjeve.
XS
SM
MD
LG