Lidhje

Zgjerimi i vendbanimeve izraelite


Zyrtarë izraelitë kanë miratuar ndërtimin e më shumë se 1,200 apartamenteve në një lagje të Jeruzalemit jashtë kufirit të vendosur përpara vitit 1967.

Komisioni i ndërtimeve në Ministrinë e Ambjentit dha miratimin përfundimtar për ndërtimin e tyre ditën e djeshme.

Projekti përfshin 930 apartamente për ndërtim të menjëhershëm dhe rreth 300 prej tyre mund të ndërtohen më vonë në Gilo një lagje në jug të Jeruzalemit pranë qytetit palestinez të Betlehemit.

Miratimi i fundit ishte pjesë e një vale ndërtimesh prej 5,300 aparatmentesh në Jeruzalem të cilave iu dha aprovimi javën e kaluar nga autoritetet izraelite. Këto aparatmente janë përtej kufirit të përpara viteve 1967, i quajtur vija jeshile.

Të gjithë anëtarët e këshillit të Sigurimit të OKB-së përveç Shteteve të Bashkuara, e kanë dënuar planin e fundit të Izraelit për ndërtimin e vendbanimve për hebrenjtë, duke i bërë thirrje që ta ndalë atë.
XS
SM
MD
LG